Meta: Betejë vendimtare, na jepni fuqi t’ju japim llogari

I vetmi kandidat për kreun e partisë, Ilir Meta i është drejtuar sot pasdite kutisë së votimit, ndërsa Partia e Lirisë mban sot konventën e parë që nga reformimi i saj.

Meta foli për programin e kësaj force për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi, ndërsa pohoi se fuqia e shqiptarëve është referendumi.

“Zotimi është një lidership i vendosur deri në triumf përfundimtar të lirisë mbi tiranisë. Dy parimet janë: Never give up dhe The lider should lead. Betejë vendimtare për afirmimin e të ardhmen e kombit. Angazhimi më madhor i konventës, që Shqipëria duhet t’i përkasë të rinjve. Në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha për president flisja për mbështetjen e të rinjve e frymëzimin për të jetuar e punuar këtu. Pensionistët më thoshin flet vetëm për të rinjtë e jo për ne. U thosha kur flas për ta flas për tërë Shqipërinë. Nëse nuk mbajmë të rinjtë këtu është problem për të gjithë se nuk ka kush paguan as pensionet tuaja. Shqetësimet e mia dolën të vërteta. Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Dramë e madhe familjare shoqërore e kombëtare. Programi që kemi paraqitur sot është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli si në Danimarkë e Gjermani, por më të mirën siç kanë bërë fqinjët tanë. Jemi të qartë e të bindur në programin tonë. Sot i themi shqiptarëve, na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia juaj është referendum”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?