Meta: Borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, edhe njëherë tjetër ka prekur fenomenin e shpopullimit, ku përmes një tabele të publikuar në facebook, thotë se borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Për kreun e shtetit, lufta ndaj varfërisë ndalon shpopullimin. Pak më herët, Presidenti Meta publikoi disa shifra shqetësuese, ku 80 % e të rinjve që studiojnë në vend duan që të largohen. Thirrja e kreut të shtetit, është që rinia ka nevojë për shpresë dhe besim.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
Ndërsa borxhi për frymë rritet, të ardhurat për frymë ulen. Koha për një politikë të përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve! Lufta kundër varfërisë ndalon shpopullimin!
KOHA JONË SONDAZH

