Meta dekoron Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë: Faktor i rëndësishëm për Integrimin në BE
Presidenti Ilir Meta këtë të hënë në ditën e Sulltan Novruzit, ka vlerësuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me Dekoratën e lartë ”Nderi i Kombit”. Kreu i shtetit shprehet se komunikimi ndërfetar është një vlerë e shtuar e shqiptarëve dhe një faktor i rëndësishëm në Integrimin e Shqipërisë në BE.
”Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Krijimi i Këshillit ndërkombëtar është dhe një ndër arritjet më të mëdha dhe ne i përkulemi në nder katër krerëve që arritën këtë.
Ringritja e objekteve të kultit 30 vite më parë i parapriu edhe diktatorit. Pas ringritjes dhe konsolidimit të besimit në të gjithë vendit, është meritë e juaja të nderuar krerë të komuniteteve fetare që arritët që të jepni mesazhe të qarta për komunikimin ndërfetar në vendin tonë. Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët janë vlera.
Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”,-tha Meta.