Meta dekoron me titullin ”Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët: Sukseset tuaja, pjesë e trashëgimisë sportive

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Kreu i shtetit shkruan në një postim në facebook, se i dekoron me këtë titull në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në sportin e gjimnastikës dhe rezultateve të shkëlqyera të arritura brenda dhe jashtë vendit, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Po ashtu, Presidenti shprehet se sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësim dhe respekt të përhershëm.

“Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë”, shkruan në fund Meta.

SHKARKO APP