Meta dekreton me shpallje ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin për “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.

Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.

Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force-FATF) dhe Monyeval.

SHKARKO APP