Meta dënon sulmin ndaj Trump: Mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi sot sulmin me armë ndaj kandidatit të republikanëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-Presidentit Donald Trump.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme”, u shpreh Meta.

“U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe”, theksoi Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta shprehu, solidaritet me Trump, të cilit i uroi të kthehet sa më parë në betejën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan”, nënvizoi Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?