Meta dëshmon 2 orë në SPAK, avokati i tij: U tregua bashkëpunues dhe sqarues

Ish-presidenti Ilir Meta ka dëshmuar mbi dy orë para prokurorëve të posaçëm të SPAK, këtë të martë në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime.

Avokati i tij, Genc Gjokutaj dha detaje pas dëshmisë mbi 2 orë. Ai tha se Meta u pyet për lobimin nga prokurorët e posaçëm.

“Nuk e dimë kur do të pyetet sërish, sepse është diskereticion i SPAK. Sot procesverbali u firmos dhe seanca u realizua. Sot ishte vetëm Prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore dhe seanca e sotme ishte e dedikuar. Seanca sot u drejtua në pyetje për lobimin dhe vetëm për këtë episod.  Ai u tregua bashkëpunues dhe shumë i qartë për aq sa kishte dijeni. Zoti Meta nuk zgjodhi heshtjet, ai u tregua bashkëpunues. Zoti Meta i tha a është e mundur që në kushte të shoqërimit të komunikoj me mediat? Ata i thanë se një gjë e tillë është e pamundur. Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues. Një nga seanca ishte sot. Në të gjitha seancat është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime. Zoti Meta përballë këtij procesi nuk ka zgjedhur heshtjen, as shmangien. Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë”, tha Gjokutaj para gazetarëve.

SHKARKO APP