Meta, drekë informale me ambasadorët e vendeve të BE-së
Politikë E Diel, 2 Maj 2021 14:09
Pas miratimit të pesë projektligjeve, pjesë e paketës së ligjeve prioritare për reformën në drejtësi, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian të akredituar në vendin tonë.
Burime bëjnë me dije se kryetari i Kuvendit ka pasur një ftesë nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
Në qendër të diskutimit kanë qenë ecuria e reformës në drejtësi, dekriminalizimi dhe reforma zgjedhore.
Kjo ftesë për z. Meta nga ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, vjen vetëm pak javë para publikimit të Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH