Meta: Duhen përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës
Presidenti Ilir Meta deklaron se institucionet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit, gjatë situatës së pandemisë.
Në një intervistë për televizionin “TVT”, Presidenti u shpreh se “jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhen përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës”.
Gjithashtu, kreu i shtetit komentoi dhe ndryshimet në Kodin Penal. Ai u shpreh se “nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze”.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/3063120587071902/