Meta: Duhet më shumë vullnet për të qenë më racionalë, reforma në drejtësi duhet bërë

“Duhet më shumë vullnet për të qenë më racionalë dhe për të bërë intepretim objektiv. Kemi ende kohë dhe besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë reformë” tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta në një prononcim për median, paraditen e sotme,  pas takimit me zyrtarin e Bundestagut gjerman.

Ilir Meta: “Mendoj se baza e konsensusit është shumë e gjërë dhe solide, pasi buron nga vullneti i qytetarëve për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë. Së dyti të gjithë e kanë pranuar dhe vlerësojnë raportin e Venecias si bazën e referimit dhe çertifikimit të standardeve europiane. Tani duhet më shumë vullnet për të qenë më racional dhe për të bërë intepretim objektiv. Kemi ende kohë dhe besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë reformë. Askush nuk priste që reforma të përfundonte dje dhe të miratohet sot. 

Kjo reformë duhet bërë dhe nuk ka alternativë tjetër për vendin” nënvizoi më tej Meta duke lënë të hapur çdo mundësi që ndihmon për të forcuar klimën e mirëbesimit dhe për të formësuar vullnetin e përbashkët për të mbyllur këtë reformë sa më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur a është e gatshme LSI për një takim të nivelit të lartë politik, Meta u përgjigj: Nuk përjashtojmë asnjë mundësi që ndihmon për të forcuar klimën e mirëbesimit dhe për të formësuar vullnetin e përbashkët për ta mbyllur këtë reformë sa më parë. Për çështje të caktuara që mund të lexohen ndryshe, mund të kërkojmë ndihmën e EURALIUS”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon Byrosë së hetimit Meta tha se nuk ka rëndësi varësia e Byrosë sesa efikasiteti i saj: “Për ne si LSI nuk është e rëndësishme varësia e Byrosë Kombëtare të hetimit sesa të jetë efikase dhe të realizojë qëllimet. Ne mbështesim çdo zgjidhje”

Po si i shpjegoni Meta qëndrimet e Brahos që janë më afër PD-së?

Meta thotë: “Nuk është hera e parë që Braho rebelohet“

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?