Shkrimtari Zija Çela: I uroj suksese si Kreu i Shtetit, në këtë kohë kaq të vështirë për shoqërinë
Sot shkrimtari dhe medimtari i mirënjohur, Zija Çela ka datëlindjen dhe Presidenti Ilir Meta e ka uruar përmes një postimi në facebook, ku edhe ka theksuar se Çela mbetet një model frymëzimi për brezat dhe krijuesit e rinj. Vetë shkrimtari është ndier i emocionuar nga urimi, ku i ka shkruar vetë Presidentit Meta një koment, ku i uroh suksese si Kreu i Shtetit që është, sidomos sipas tij në këtë kohë kaq të vështirë për shoqërinë shqiptare.
Mesazhi nga Zija Çela
Zoti President!
Jam thellësisht i prekur nga urimi juaj. Nuk është thjesht urim, po lexoj në këtë refleksion kërkesat e juaja të brendshme ndaj misionit që ka letërsia, duke përfshirë patjetër funksionin e saj primar, atë estetik.
Unë jam vetëm njeri nga shkrimtaret e sotëm të letërsisë shqipe. Prandaj përshendetjen tuaj e marr si urim për të gjithë kolegët e letrave dhe të artit.
E afërt ishte edhe ditëlindja juaj. Gëzofshi, gëzofshi gjithmonë në familje. Presidentit Ilir Meta i uroj suksese të metejshme si kreu i Shtetit, në këtë kohë kaq të vështirë e kaq komplekse për shoqërinë shqiptare.
Zoti mos e lëshoftë kurrë dorësh kombin tonë të dhimbshëm e krenarisht të bukur!
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-uron-75-vjetorin-e-shkrimtarit-zija-cela-model-frymezimi-per-brezat-e-krijuesve-te-rinj/