Meta-Edelstein: Erë e re në marrëdhëniet Shqipëri-Izrael

“Dua ta falënderoj thellësisht z. Edelstein për pranimin e ftesës dhe realizimin e vizitës, e cila ndodh në një moment të rëndësishëm dhe shërben për konsolidimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të cilat këtë vit shënojnë edhe 25 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”.

Me këto fjalë, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e kreut të parlamentit izraelit në Tiranë, Yuli-Yoel Edelstein. Ku sipas tij, marrëdhëniet shqiptaro- izraelite janë shumë më të hershme dhe janë marrëdhënie të provuara në momentet më të errëta të historisë.

“Ne patëm kënaqësinë përpara se të fillonim takimin, të vizitonim një ekspozitë këtu në Kuvendin e Shqipërisë me dëshmi, me fakte, me faksimile, të cilat provojnë atë dashuri, atë ngrohtësi, atë solidaritet të jashtëzakonshëm njerëzor, që populli shqiptar tregoi gjatë persekutimit barbar dhe mizor të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj tyre. Dhe jam ndjerë vërtet shumë krenar, unë, por besoj dhe çdo shqiptar që viziton “Yad Vashem” në Izrael, kur shikon hartën e Europës se Shqipëria është ndoshta i vetmi vend në kontinent, ku numri i këtij komuniteti të persekutuar aq shumë, është pas Luftës së Dytë Botërore, shumë herë më i madh se sa është përpara fillimit të kësaj lufte”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa theksoi më tej edhe faktin se asnjë hebre nuk iu dorëzua pushtuesve nga populli shqiptar, duke shënuar një rast unik në historinë e Europës, gjë që na bën të ndjehemi krenarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por natyrisht përveçse të krenohemi për historinë dhe atë që kanë bërë gjeneratat e mëparshme, na mbetet që këtë miqësi të fortë, ta kthejmë në një avantazh për të përfituar sa më shumë qytetarët e të dy vendeve tona nga kjo erë e re e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ndaj, jemi të vendosur të rrisim më tej shkëmbimet parlamentare. Dy parlamentet tona kanë një marrëveshje, pasi dihet që Parlamenti i Izraelit është ndër më të njohurit në botë përsa i takon programit të “Parlamentit të Gjelbër” dhe ne jemi të vendosur të zhvillojmë këtë eksperiencë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ashtu sikurse mund t’ju them se grupet e miqësisë në të dy parlamentet, pra të Shqipërisë për marrëdhëniet me Izraelin dhe në Parlamentin e Izraelit për marrëdhëniet me Shqipërinë, janë mjaft aktive”, tha gjithashtu Meta.

Kurse kryetari i Parlamentit të Izraelit, nga ana e tij duke iu drejtuar Metës, tha se “dihet tashmë që ju jeni vërtet një mik shumë i fortë i vendit tonë këtu në Shqipëri dhe që po punoni shumë për t’i çuar më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”

“Jam dakord me atë që tha i nderuari z. Kryetar, kur ju përmendet në fakt që komuniteti hebre në Shqipëri ishte i vetmi komunitet në botë, që u rrit në numër pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Holokaustit të tmerrshëm. Megjithatë, ju thatë në fjalën tuaj që ndoshta ishte i vetmi, por dëshiroj t’u siguroj që fatkeqësisht ishte i vetmi vend, Shqipëria, në të cilin komuniteti ynë u rrit në shifra pas Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj do të thosha që marrëdhënia midis dy vendeve tona janë marrëdhënia, që sigurisht janë marrëdhënie të bazuara mbi interesa të përbashkëta mes dy vendeve tona, por mbi të gjitha marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë marrëdhënie, të cilat janë të bazuara në një miqësi ndërmjet dy popujve tanë, një miqësi që ka ekzistuar edhe përpara krijimit të shtetit të Izraelit.

Ju keni qenë vetë në Izrael në një vizitë tuajën dhe ne patëm kënaqësinë t’ju prisnim, por po ashtu ne kemi pasur kënaqësinë edhe të nënshkruajmë një marrëveshje parlamentare ndërmjet dy vendeve tona në Pragë përpara një viti dhe do të thoja që edhe kjo shënon një hap tjetër në marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve tona.

Po ashtu ne kemi pasur mundësinë që të kemi dhe vizita të ndërsjellta në dy parlamentet tona, kemi grupe miqësie të cilat janë shumë aktive në parlamentet tona. Kemi pasur po ashtu mundësinë që shefi i ekzekutivit të çështjeve administrative të Knesset-it, apo Parlamentit të Izraelit, të vinte në Shqipëri për të parë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe me kënaqësi mund të them që ne mund të shikojmë iniciativa në fusha të ndryshme si ato të ekonomisë, turizmit, teknologjisë dhe të tjera, që do të vazhdojnë të ecin përpara.

Jam i kënaqur që ne prej tre vitesh ne kemi një ambasadë të Izraelit në Shqipëri, po ashtu edhe Shqipëria ka ambasadën e saj në Izrael dhe shpresojmë që të dyja këto ambasada do të punojnë që ne të zhvillojmë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”, apeloi ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?