Meta: Europa nuk duhet të ngrejë mure, Shqipëria do bëjë pjesën e saj
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndodhet në Split të Kroacisë, ne Konferencen e Kryeparlamentareve te Iniciatives Adriatiko-Joniane.
Gjatë një konference me kryeparlamentaret e Shqiperise, Kroacise, Italise, Greqise, Sllovenise, Malit te Zi, Bosnjes, Ilir Meta tha se “Kriza e refugjatëve është problem evropian dhe kërkon zgjidhje evropiane.”
“Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqiperia do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropiane. BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit, garanci per sigurinë evropiane”, ka deklaruar Ilir Meta.
Më tej Meta tha se “Kriza kerkon koordinim evropian te strukturave te sigurise dhe inteligjences. Te mbrojme hapesiren tone por duke mos prekur vlerat evropiane te solidaritetit.”
KOHA JONË SONDAZH

