Meta falenderon Dibrën e Madhe për pritjen e ngrohte: Malet tona më të larta!

Kreu i shtetit, Ilir Meta zhvilloi javën që lamë pas një vizitë në Dibër të Madhe, në Maqedoninë e Veriut. Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta falënderon banorët e Dibrës së Madhe për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin që ata kanë dhënë gjithë hapësirën shqiptare.

“Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot. I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të  dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare. Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre. Faleminderit Dibër e Madhe! Malet tona më të larta!”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.
I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Ilir Meta on Monday, November 23, 2020

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?