Meta falenderon Leonardo DiCaprio-n për kontributin e tij: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me solidarizimin e shprehur nga aktori i mirënjohur Leonardo DiCaprio në mbrojtje të Vjosës.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, teksa shpërndan mesazhin e DiCaprios për Vjosën, Presidenti Meta shpreh mirënjohjen e tij për aktorin, ndërsa shton se e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

“E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Faleminderit nga zemra dhe mirënjohje të thellë Leonardo DiCaprio!”, shprehet në mesazhin e tij Presidenti Ilir Meta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

SHKARKO APP