Meta: Fermerët të shfrytëzojnë maksimalisht tokën (FOTO)
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar edhe nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti kanë shkuar sot në Divjakë për të inspektuar nga afër ngritjen e një pike moderne për grumbullimin dhe eksportin e prodhimeve bujqësore.
Kjo qendër sipas Metës është një model për të përballuar rritjen e ardhshme të prodhimit, ndërsa jep garanci për fermerët në të gjithë vendin. “Kjo kompani me kapacitete të shumëfishuara të frigoriferike jep garanci për fermerët në të gjithë vendin”, tha Meta.
Ndër të tjera Meta apeloi që fermerët shqiptarë të shfrytëzojnë maksimalisht tokën.
“Shqiptarët t’i çonim në Izrael, të shohin si e kanë transformuar atë tokë të thatë. Ne kemi një tokë të jashtëzakonshme, por e shfrytëzojmë në nivele të ulëta. Kemi një tokë të bukur, të mrekullueshme, që duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.