Meta, fjalim në parlamentin maqedonas: Zbatim marrëveshjes së Ohrit

Në kuadër të vizitës dy ditore që po zhvillon në Maqedoni, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim me homologun e tij, Trajko Veljanoski.

Më pas, kreu i Kuvendit Ilir Meta, iu drejtua deputetëve në Parlamentin maqedonas me një fjalim, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Parlamentet tona duhet ta konkretizojnë më tej bashkëpunimin e tyre ndërmjet grupeve të miqësisë.  Duhet të inkurajojmë rritjen e frekuencës së kontakteve mes të dy vendeve”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot jemi më mirë se ç’kemi qenë dje, por për të parë me realitet ende nuk jemi në pritshmëritë tona. Standardet e bashkëjetesës dhe harmonisë janë ende objektiva që duhen arritur. E them këtë në pozitat e një politikani optimist për të ardhmen e përbashkët”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Kuvendit Meta theksoi se “Shqipëria dhe populli shqiptar mbështesin stabilitetin politik, ekonomik social-kulturor të Maqedonisë”.

“Besojmë se duhet të investohemi edhe më shumë në urat  e bashkëpunimit. Popujt tanë janë të famshëm në Ballkan si mjeshtra të ndërtimit të urave të gurta. Duhet të ndjekim dhe në politikë këtë shembull”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se “zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit na afron përballë njëri-tjetrit, por edhe përballë BE”.

Meta u shpreh se Shqipëria nuk beson në ndryshimin e kufijve në Ballkan por në zhbërjen e tyre të plotë.

“Ne nuk besojmë në ndryshimin e kufijve në Ballkan, por besojmë në zhbërjen e tyre të plotë ashtu siç ka bërë Bashkimi Europian”.

Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, Kreu i Kuvendit u shpreh se tashmë nuk ka më konkurencë shtetesh, por kunkurencë rajonesh në tregjet ekonomikë.

“Në planetin tonë konkurrenca e tregjeve po zhvillohet, jo më midis shteteve, por midis rajoneve”.

Duke falenderuar Maqedoninë për mbështetjen që i jep Kosovës dhe dialogut me Serbinë, Meta u shpreh se, ndjen kreNari kur sheh investime shqiptare në Maqedoni, ashtu sic kënaqet kur sheh maqedonas që kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

Duke folur për sulmet terroriste në Paris, Meta u shpreh se, “ngjarjet që ndodhën në Paris na tronditë të gjithëve. Si europianë ne ndjehemi natyrshëm pranë parisienëve”.

Meta theksoi se  “duhet të forcojmë përpjekjet e përbashkëta për të realizuar lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, për t’i dhënë peshë korridorit 8 në tërësi dhe dy vendeve tona në veçanti”.

Me hapjen e rrugës së Arbrit, Kreu i Kuvendit nënvizoi se “do të ketë një afrim të dy kryeqyteteve tona dhe duhet që edhe pala maqedonase të punojë për ndërtimin e aksit në territorin e saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?