Meta flet për mediat pas mbylljes së seancës parlamentare

Është arritur konsensusi për dekriminalizimin, por përsëri opozita e bojkotoi seancën plenare z. Meta…

Është e rëndësishme të kuptojmë që nuk kemi miratuar thjesht një vendim, por kemi përmbyllur me konsensus një proces të rëndësishëm, të ashtuquajturin të dekriminalizimit, i cili do të bëjë të mundur që ligji mbi integritetin e të gjithë të zgjedhurve dhe zyrtarëve publikë, të hyjë në fuqi me efekt të plotë.

Pra kemi arritur, që ligjin konsensual, në mënyrë po konsensuale, ta mbështesim me këto akte mjaft të rëndësishme të Kuvendit, duke treguar vullnetin politik për të ngritur standardet e përfaqësimit publik të qytetarëve shqiptarë, jo vetëm në Kuvend, por në të gjitha institucionet. Mendoj se ky është një ogur i mirë për të punuar me durim dhe me përpjekje të përbashkëta për të shmangur mosbesimin dhe ndërtuar ura mirëkuptimi, sidomos përsa i takon momentit në të cilën ndodhemi, për të finalizuar me sukses reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, gjithashtu besoj se në rastin e reformës në drejtësi, edhe pse është një reformë shumë më komplekse, e kemi më të thjeshtë duke marrë në konsideratë faktin e angazhimit të plotë të Komisionit të Venecias, si dhe të opinionit përfundimtar që ka ardhur për të gjitha çështjet që palët e angazhuara në këtë proces kanë adresuar. Jemi me fat që kemi kontributin çmuar dhe asistencën profesionale të misionit të EURALIUS-it dhe OPDAT-it, si dhe vullnetin e shprehur nga të gjitha palët për të respektuar standardet që do të afirmojë Komisioni i Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besoj se në këtë mënyrë do të arrijmë të përmbushim edhe këtë detyrim shumë të rëndësishëm, në radhë të parë ndaj qytetarëve tanë, por edhe ndaj Bashkimit Europian dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë që edhe ky proces që përmbyllëm sot, të implementohet në një klimë shumë më besuese ndaj drejtësisë, si dhe të shoqërohet edhe me shumë reforma të tjera, të cilat do të forcojnë standardet e shtetit ligjor në vendin tonë dhe do të rrisin besimin e qytetarëve tek ligji dhe tek drejtësia. 

Opozita sapo ka lënë sallën e Parlamentit duke deklaruar se nuk do të kthehet ose do të bllokojë sallën nëse nuk zbatohen kushtet që ka deklaruar dje në sallën e seancës?

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë ura komunikimi dhe raporte konstruktive, larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin. Ndaj besoj që edhe opozita është në frymën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse edhe opozita ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e saj për reformën në fushën e drejtësisë.

Të gjitha kërkesa dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit.

Unë besoj se ekzistojnë të gjitha premisat dhe të gjitha mundësitë që të punojmë së bashku për Reformën në Drejtësi, si edhe për të gjitha reformat e tjera që i interesojnë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?