Meta-FMN: Reforma në drejtësi, thelbësore për klimën e biznesit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Tuladhar e cila shoqërohej nga Përfaqësuesi Rezident i FMN në Tiranë, Jens Reinke, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN dhe Qeverisë shqiptare, si dhe mbi klimën ekonomike në vend.
Kryetari i Kuvendit i njohu konkretisht përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me axhendën e reformave prioritare në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek reformimi i sistemit të drejtësisë, të cilin e konsideroi si thelbësor për klimën e biznesit dhe për rritjen e besimit të investitorëve të huaj.
Meta vuri në dukje se duke marrë në konsideratë situatën ekonomike në Evropë, Shqipëria ka nevojë ta rrisë angazhimin e saj në funksion të mirëmenaxhimit të financave publike dhe rritjes së efikasitetit të politikave ekonomike në vend.
Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar për progresin e reformave ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

