Meta fton pedagogët në protestën para Parlamentit: Bashkë jemi më të fortë!

“Pedagogët iu rikthyen dje sërish protestës, sepse qeveria i injoroi kërkesat e tyre për paga dinjitoze dhe rritjen e financimit të kërkimit shkencor në arsimin e lartë.
Në vend që të dëgjoheshin, u kërcënuan dhe u intimiduan nga qeveria e inceneratorëve që arsimin nuk e ka prioritet.
Ndërkohë që pedagogët shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon, financimi për kërkimin shkencor është më i ulëti.

E kam mbështetur fuqimisht kërkesën e tyre për rritjen e pagave në nivele të krahasueshme me pedagogët e Kosovës.

Nëse nuk përmbushen kërkesat e pedagogëve dhe studentëve, ikja e të rinjve dhe intelektualëve do të vijojë të zgjerojë plagën e shpopullimit, si pjesë e axhendës së “Rilindjes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj i ftoj pedagogët dhe studentët t’i bashkohen sot protestës së opozitës! Llogaridhënie për injorimin e kërkesave të pedagogëve dhe studentëve! Bashkë jemi më të fortë!”, shkruan Ilir Meta në një postim në Facebook, pak para nisjes së protestës së paralahmëruar nga opozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?