Presidenti Meta: Fuqia e qytetarëve është vota. Pjesëmarrje masive më 25 prill

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që më 25 prill të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare.

Në një bashkëbisedim më gazetarët në Fier, kreu i shtetit u shpreh se fuqia e qytetarëve është vota dhe deri më datën 25 prill njerëzit duhet ndërgjegjësuar për peshën që kanë në vendimmarrje.

“Është me rëndësi pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci. Jam i bindur se këtë fuqi do ta tregojnë më 25 prill”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj një fotoje ironike të publikuar nga kryeministri Edi Rama në adresë të tij. Kreu i shtetit u shpreh se “edhe sikur të isha duke pirë raki, s’kishte pse shqetësohej. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP