Meta: Gara për Tiranën,s’duhen nënvlerësuar kandidatët e pavarur

 

Një garë mjaft interesante ku nuk duhen nënvlerësuar as kandidatët e pavarur” kështu e ka komentuar Ilir Meta kryetari i Parlamentit procesin elektoral për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Duke e quajtur një kandidaturë të spikatur atë të Erjon Veliajnt, për të cilin ka mbështetjen e gjithë maxhorancës, Meta dha konsideratë pozitive edhe për kandidatin e PD-së Halim Kosova, si 3 kandidatët e pavarur:  Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri dhe  Arben Tafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Meta: “Kandidatura e Veliajt është e spikatur. Kam konsideratën më të mirë për Halim Kosovën. Është një garë mjaft intereasnte. Por kam konsideratë dhe për kandidatë të tjerë që nuk duhen nënvlerësuar por vlerësuar për kurajon. Flas për kandidatët e pavarur Gjergj Bojaxhi, Sazan Gurin dhe Arben Tafaj. Është një garë mjaft demokratike, por besoj se Veliaj e nis garën nga dita e djeshme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

A prishin apo ndreqin punë kandidatët e pavarur?

Pyetjes së gazetarit Indrit Maraku, Ilir Meta iu përgjigj:

“Kandidatët e pavarur nuk prishin por ndreqin punë. Tregojnë se demokracia funksionon dhe nuk është pronë e 10, 20 partive dhe u japin leksione e mësime forcave politike si të jenë të hapura.

Te interesuar per verifikimin e kandidaturave, por politizimi kompromenton  

Gjithashtu Meta përshëndeti prokurorinë lidhur me verifikimin e figurave por tërhoqi vëmendjen nga politizimi ekstrem .

Ilir Meta: “Përshëndes qëndrimin e prokurorisë për të verifikuar pretendime që hidhen për figura të caktuara të kandidaturave. Jemi shumë të interesuar por politizimi ekstrem dhe përdorimi i standardeve të dyshfisha e kompromenton

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?