Meta: Guvernatori i ri, Nishani veproi sipas bindjes së tij kushtetuese

Presidenti Bujar Nishani ka propozuar kandidaturën e tij për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, sipas bindjes së tij në zbatimin e Kushtetutës.

Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke komentuar në këtë mënyrë dekretin e Kreut të Shtetit, i cili pritet të hyjë në procedurat parlamentare sesionin e ardhshëm.

“Presidenti ka vepruar sipas bindjeve te tij në zbatueshmërinë e Kushtetutës, Parlamenti do respektoj kushtetuten dhe ligjet ne fuqi”, tha Meta duke folur për dekretin e Nishanit, i cili ka propozuar Gent Sejkon si kandidat për Guvernator të Shqipërisë, ndërkohë që nuk është anëtar i bordit të Bankës së Shqipërisë.

I pyetur më tej nëse zgjedhja e Guvernatorit do të jetë brenda bordit, kreu i Kuvendit, Meta shprehet se është ende herët për ta thënë.

Gjithashtu, ai thekson se momenti i rëndësishëm do jetë vetëprezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti.

“Presidenti ka kompetenca që ia jep Kushtetuta dhe ai ka vepruar sipas bindjeve të tij në zbatim të kushtetues, njëkohësisht edhe Parlamenti do të respektojë Kushtetutën edhe ligjet në fuqi. Natyrisht për të thënë fjalën e fundit, duhet të vijojmë të gjitha procedurat parlamentare deri në seancën plenare. Edhe më parë e kam theksuar se moment tjetër i rëndësishëm do jetë prezantimi i kandidatit të dekretuar nga Presidenti. Absolutisht besoj se ka një mirëkuptim mjaft pozitiv dhe të përgjegjshëm“, tha Meta.

 

 

 

 

SHKARKO APP