Meta homazhe me të bijën, nis ceremonia e përcjelljes së Bujar Nishanit
Mbahet sot në Tiranë (2 qershor) ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Nderimet për ish-kreun e shtetit, që u nda nga jeta pak ditë më parë, nisin në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:00.
Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Që prej ditës së djeshme, arkëmorti i ish-kreut të shtetit është vendosur në sallën “Skëndërbeu” në presidencë, ku familjarët pritën mesazhet e ngushëllimit. Ndërkohë, sot Bujar Nishanit do t’i jepet lamtumira e fundit.
Presidenti Ilir Meta i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta ishte i pari që zhvilloi këtë të enjte homazhet në orën 10:00.