Meta homologut turk: Sulmi në Stamboll, goditje ndaj gjithë njerëzimit

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll.

“Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, – shkruan Meta në mesazhin e tij.

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”,  u shpreh gjithashtu Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, Kahraman.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?