Meta: I biri i kandidatit të PS-së në Durrës del me pistoletë dhe kërkon vota me porosi të Ramës

Gjatë konferencës së sotme për mediat presidenti Ilir Meta foli për tre banda që blejnë vota në qarkun e Durrësit, banda e Vangjush Dakos, Ardi Çelës dhe Lefter Kokës.

Kreu i shtetit tha se Lefter Koka dhe djali i tij del me pistoletë dhe terrorizon qytetarët që të mos votojnë LSI-në, me porosi të Edi Ramës.

“Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë, me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?