Meta i përgjigjet Ramës për foton ironike: Unë kokainën nuk e përdor…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj një fotoje ironike të publikuar nga kryeministri Edi Rama në adresë të tij.

Kreu i shtetit u shpreh se “edhe sikur të isha duke pirë raki, s’kishte pse shqetësohej. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike”,- tha kreu i shtetit.

Në komunikimin me gazetarët në Fier, Meta tha se fuqia e qytetarëve është vota dhe deri më datën 25 prill njerëzit duhet ndërgjegjësuar për peshën që kanë në vendimmarrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është me rëndësi pjesëmarrja masive në zgjedhjet e 25 prillit. Të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërgjegjësimi i çdo qytetari se vota e tij është fuqia e tij e vërtetë në demokraci. Jam i bindur se këtë fuqi do ta tregojnë më 25 prill”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se “Presidenti ka qenë gjithmonë në anën e Kushtetutës, të interesit publik dhe kombëtar. Presidenti ka qenë gjithmonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ka theksuar prej kohësh që në themelet e krizës qëndron kriza e legjitimitetit të institucioneve”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti Meta tha se 25 prilli duhet të jetë një referendum. “Kur flas për referendum më 25 prill e them sepse është vendosur në pikëpyetje e ardhmja europiane e Shqipërisë. Vetëm një pjesëmarrje masive në zgjedhje do përmirësojë kredencialet e Shqipërisë. Është koha të shembim një regjim të gënjeshtërt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?