Meta i uron 100- vjetorin e lindjes Profesor Ismet Elezit: Zgjodhi t’i shërbejë në çdo moment atdheut

Presideni Ilir Meta ka bërë një urim për Profesor Ismet Elezin i cili sot mbush 100- vjeç.

Për ish-partizanin dhe më pas profesorin në katedrat e universitetit Meta thotë se Elezi zgjodhi t’i shërbejë atdheut finikërisht dhe pa bujë në çdo moment.

Meta nderon me respekt rolin dhe kontributet e pedagogit të Fakultetit të Drejtësisë së UT.

STATUSI I ILIR METËS

Një urim të përzemërt në 100-vjetorin e lindjes për Profesor Ismet Elezin: Gëzuar shekullin e dytë të jetës tuaj me shëndet të mirë! ?

Në këtë jubile të artë për Ju, ne nderojmë me respekt rolin dhe kontributet e vyera akademike në fushën e jurisprudencës shqiptare, si pedagog dhe drejtues i katedrës së të drejtës penale në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, që ju bëjnë një emër të nderuar dhe modelin e intelektualit të përkushtuar.
Si përfaqësues i një brezi idealistësh, e gjithë jeta Juaj, prej luftës partizane për çlirimin e Shqipërisë e deri në katedrat e universitetit, është historia e gjallë e një shqiptari të mirë që zgjodhi t’i shërbejë në çdo moment Atdheut, fisnikërisht e pa bujë, me dinjitet dhe integritet për t’u respektuar!
JETË TË GJATË PROFESOR ELEZI!

SHKARKO APP