Meta: Iku një politikan i urtë dhe vizionar i Kosovës
Aktualitet Politikë E Diel, 29 Gusht 2021 13:47
Presidenti Meta ka postuar ngushëllimin e tij për ish-kryetarin e Kosovës, Kolë Berisha i cili u nda nga jeta.
Presidenti Meta shkruan:
Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.
Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!
Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!
Të prehet në paqe!
KOHA JONË SONDAZH