Meta ironizon ministren e Financave për kontrollet në bizneset e Agron Dukës
Presidenti Ilir Meta ka ironizuar ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, lidhur me deklaratën e saj se kontrollet në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të federatës Armand Duka, janë një rastësi dhe nuk kanë lidhje me debatin në FSHF.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan:
“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë. Ha Ha Ha”.