Meta: Jam i sigurt që grupi i këshilltarëve të LSI-së do të jetë një grup jashtëzakonisht i fuqishëm në parlamentin e Tiranës

 

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Ilir Meta mori pjesë në një takim me gra dhe vajzat e kryeqytetit, ku u prezantuan dhe kandidatet e kësaj force politike për anëtare në këshillin bashkiak të Tiranës.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kryetari i LSI-së,Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet e 21 qershorit janë historike, sepse ndajnë Shqipërinë nga një keqorganizim territorial dhe administrativ dhe fusin në një epokë të re.

“Të gjithë së bashku do t’i themi një ‘Po’ të fortë një ndryshimi të rëndësishëm që do të nisë në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë më 22 qershor, pasi populli i Shqipërisë dhe populli i Tiranës të jetë shprehur përmes një referendumi për hyrjen në fuqi dhe implementimin e reformës së re administrative-territoriale . Ndaj është kënaqësi që nga ky amfiteatër kaq i bukur si asnjëherë tjetër, t’u kërkoj të gjithë qytetarëve, të gjithë Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, që asnjë të mos mungojë në zgjedhjet e 21 qershorit, sepse do të ketë gjithmonë zgjedhje vendore, çdo katër vjet, por këto janë shumë të veçanta, janë historike, sepse ndajnë Shqipërinë nga një keqorganizim territorial dhe administrativ që ishte një pengesë e madhe për shërbimet e duhura ndaj qytetarëve tanë dhe fusin në një epokë të re të reformës administrative dhe territoriale që do ta ndihmojë Tiranën dhe Shqipërinë të ecë më shpejt në rrugën e duhur për të garantuar shërbime standarde dhe evropiane dhe mbi të gjitha në rrugën e duhur për luftën kundër varfërisë që është ajo e punësimit”, – tha z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, z. Meta tha se duke nisur nga 22 qershori, qeveria do të ketë 61 partnerë të cilët do të punojnë dhe bashkëpunojnë me të për të ofruar më shumë shërbim dhe punësim për qytetarët kudo anembanë vendit.

“Prandaj është interesi i veçantë sidomos, i grave, i nënave, i vajzave kudo ku janë për të mbështetur këtë reformë të rëndësishme, sepse janë gratë dhe nënat tona anembanë Shqipërisë që vuajnë më shumë nga mungesa e këtyre shërbimeve që duhet të ofrojë pushteti vendor. Ndaj dhe ato do ta mbështesin me votën e tyre këtë reformë, këtë ndarje të re dhe do të votojnë për kandidatët e ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Pjesëmarrja e grave dhe e vajzave në këtë fushatë ka qenë e jashtëzakonshme, sepse edhe përfaqësimi i tyre në krye të pushtetit vendor në 21 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm dhe kjo falë lsI-së, PS-së dhe mazhorancës sonë, që e kanë besuar dhe kanë kandiduar për kryebashkiake të ardhshme të Shqipërisë si asnjëherë tjetër plot personalitete të cilat do të tregojnë aftësinë dhe fuqinë menaxhuese dhe administruese të grave dhe të vajzave të Shqipërisë si asnjëherë tjetër”, – deklaroi Meta.

Gjithashtu, z. Meta komentoi dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të vajzave në vendimmarrjen në parlamentet vendore duke filluar nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Falë Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Socialiste, dhe aleancës sonë, do të kemi në këshillat bashkiake një barazi të plotë gjinore dhe gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të ndihmojnë që këto këshilla të merren me themel me ndihmën e familjeve, sidomos të atyre që ndeshen me vështirësitë më të madha sot. Sepse askush si gratë, si nënat, por dhe si vajzat tona nuk i kupton dhe nuk i ndjen dhe nuk i përjeton me dhimbjen, hallet dhe shqetësimet e çdo familjeje. Ndaj u kërkojmë grave dhe vajzave në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, asnjë të mos mungojë në zgjedhjet e 21 qershorit, sepse këto zgjedhje do të ofrojnë zgjidhje për problemet e familjeve të Tiranës dhe të çdo komuniteti në Shqipëri”, – shtoi z. Meta.

Lideri i LSI-së u shpreh se pas zgjedhjeve të 21 qershorit, duhet të arrihet një objektiv tjetër që në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2017 të kemi barazi të plotë gjinore.

Pasi të përfundojmë me sukses të plotë zgjedhjet e 21 qershorit, pastaj duhet të arrijmë te një objektiv tjetër që në Kuvendin e Shqipërisë në 2017-n të kemi barazi të plotë gjinore. Në çdo nivel të qeverisjes në mënyrë që Shqipëria të jetë vendi i parë në rajon që fuqizon në mënyrën më të drejtë dhe të barabartë gratë dhe vajzat. Kjo është rruga e transformimit, e ndryshimit, kjo është edhe rruga e dekriminalizimit të politikës shqiptare, kjo është rruga e rritjes së fuqive administruese në të gjitha nivelet e politikbërjes, sepse gratë dhe vajzat absolutisht kanë aftësinë më të mira se burrat për menaxhim, për menaxhim duke nisur që nga familja e deri në funksionet publike. Sepse vajzat në shkollë janë më të mira se djemtë në përgjithësi dhe kjo na ndodh edhe në familjet tona. Prandaj duhet t’u japim besimin më të madh. Por unë jam i bindur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një rezultat të paparë dhe të jashtëzakonshëm ndaj u kanë nisur krizat atyre prej kohës”, – tha z. Meta.

Lideri i LSI-së u shpreh se kur të tjerët zgjohen dhe kujtohen për të bërë fushatë, Lëvizja Socialiste për Integrim e ka përfunduar fushatën.

“Sepse ne kujdesemi për qytetarët, ne kujdesemi për simpatizantët, por sidomos ne kujdesemi për të rinjtë, për djemtë e sidomos për vajzat tuaja çdo ditë. Sepse ne përpiqemi që ata jo vetëm të marrin pjesë në politikë, por të rriten në politikë, të jenë protagonistë , të jenë vendimmarrës ndaj kam kënaqësinë e veçantë që t’ju them se duke votuar për kandidatet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo vetëm që keni votuar për veten tuaj, por keni votuar për vajzat tuaja, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, keni votuar për veten tuaj. Duke votuar për Erisën, për Brunën, ju keni votuar për përfaqësuese mjaft të spikatura dhe mjaft të afta. Por duke votuar për Floridën, duke votuar për Irën, duke votuar për Erjonën, ju keni votuar në mënyrë të sigurt jo vetëm për vajzat tuaja, të cilat janë të shkëlqyera, por keni votuar për avokatet tuaja të papara për hallet dhe problemet që keni në këshillin e ardhshëm të bashkisë së kryeqytetit”, – tha z. Meta.

Lideri i LSI-së deklaroi se për Lëvizjen Socialiste për Integrim punësimi ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor.

“Sepse një grua pa punë është një grua e dëshpëruar, dhe përfaqëson një familje të dëshpëruar që është një problem i madh për komunitetin dhe për të gjithë shoqërinë. Një grua në punë do të thotë një grua e lumtur, do të thotë një familje e lumtur, do të thotë një grua që rrit me optimizëm dhe me frymëzim dhe me dashuri fëmijët e saj. Prandaj ne do të vazhdojmë të kemi kryeangazhimin tonë punësimin, si armën tonë më të sigurt për të çrrënjosur varfërinë në çdo familje të Tiranës dhe në çdo familje të Shqipërisë. Të tjerët i ka kapur stresi se ata gënjejnë për qejf edhe kur i pyet për orën. Ndërsa ne “Po”-në e kemi “Po” dhe “Jo”-në e kemi “Jo”. Dhe “Po”-ja jonë është për luftën kundër varfërisë, “Po”-ja jonë është për shërbime të standardeve europiane për të gjitha familjet shqiptare. “Po”-ja jonë është për punësimin, “Po”-ja jonë është për zhvillimin, për të ecur më shpejt, “Po”-ja jonë është për qetësi dhe dashuri. Qetësi dhe dashuri në familjet tona, qetësi dhe dashuri në shoqërinë tonë, qetësi dhe dashuri sa të mundemi edhe tek ky Parlament. Por në Kuvendin e ardhshëm do të ketë pafund qetësi dhe dashuri se do të jetë një parlament tjetër. Ju kërkoj të gjithave ju dhe u kërkoj të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve tanë, që të nisemi në mënyrë të kulturuar me qetësi dhe me dashuri drejt 21 qershorit. Asnjë të mos mungojë drejt qendrave të votimit”, – deklaroi z. Meta, duke shtuar se rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është e jashtëzakonshme, në të 4 mijë qendrat e votimit në Shqipëri, nga Konispoli e deri në Lekbibaj.

Z. Ilir Meta theksoi se Shqipëria e ka përqafuar energjinë pozitive të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse Shqipëria ka nevojë për qetësi dhe dashuri.

“Sepse Shqipëria është e lodhur me sherrin e politikës së vjetër. Sepse Shqipëria ka nevojë për këto zonja dhe këto vajza të reja, të cilat do të kenë një fuqi të jashtëzakonshme vendimmarrjeje më 21 qershor dhe jo vetëm kaq, por një fuqi shumë më të madhe në zgjedhjet e vitit 2017. Votoni për LSI-në se kështu keni votuar për veten tuaj. Kështu keni votuar për vajzat tuaja, keni votuar për fëmijët tuaj, keni votuar për zgjidhjen e problemeve të familjeve tuaja, keni votuar për më shumë qetësi dhe dashuri në familjet tuaja dhe në Shqipërinë tonë të përbashkët. Jam i sigurt që grupi i këshilltarëve të LSI do të jetë një grup jashtëzakonisht i fuqishëm në parlamentin e Tiranës. Votoni LSI, votoni Erion Veliajn”, – deklaroi ndwr tw tjerash gjatw fjalws sw tij z. Ilir Meta.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Kejdi Mehmetaj tha nw fjalwn e saj energjia dhe pasioni juaj e grave dhe vajzave juaj për ta bërë Tiranën më të mirë do të jenë fitorja e jashtëzakonshme e LSI-së më 21 qershor.

“Energjia juaj dashuria juaj dhe gjithë pasioni juaj për ta bërë Tiranën më të mirë do të jenë fitorja e jashtëzakonshme e LSI-së më 21 qershor. Unë ju falënderoj me gjithë zemër me gjithë mundësitë tuaja, për të gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë e cila ka qenë vërtetë i bukur sepse angazhimi i grave dhe vajzave ka qenë në nivelet më të larta. Jam e lumtur që shoh mes jush shumë nëna, nëna që në fakt kanë lindur vajza dhe djem të mrekullueshëm të suksesshëm të mençur, të bukur, që me mund dhje me pasion po përpiqen të krijojnë një të ardhme më të mirë dhe kjo është falë dashurisë me të cilën ju i keni rritur ata, me të gjithë përkushtimin dhe të gjitha mundimet që keni kaluar”, – deklaroi znj. Mehmetaj.

Mw tej, deputetja e LSI-sw shprehu bindjen e saj se e ardhmja do të jetë më e mirë për Tiranën tonë për kryeqytetin tonë, ndërsa shtoi se falë angazhimit të zonjave deputete dhe mbështetjes maksimale të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta sot gratë janë të përfaqësuara me 50% në këshillat bashkiakë të gjithë Shqipërisë, dhe se në zgjedhjet e tjera do të jenë 50% edhe në Kuvend.

“Ndaj ne japim angazhimin tonë maksimal, se do të përpiqemi që e ardhmja do të jetë më e mirë. Madje, nuk do të përpiqemi, por të jeni të sigurt që e ardhmja do të jetë më e mirë për Tiranën tonë për kryeqytetin tonë. Falë angazhimit të zonjave deputete dhe mbështetje maksimale të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilri Meta sot gratë janë të përfaqësuara me 50% në këshillat bashkiakë të gjithë Shqipërsië, dhe të jeni të bindura se në zgjedhjet e tjera nuk do të jemi 50 % vetëm në këshillin bashkiak, por me punën tonë do të jemi 50% edhe në Kuvend. Sepse ne e meritojmë, sepse ne kemi energji dhe sepse ne dimë ti bëjmë punët mirë. Dhe jam e bindur se burrat e dinë shumë mirë që nuk e kanë falur por ne vërtetë e kemi merituar”, – deklaroi znj. Kejdi Mehmetaj.

Kryesuesja e listës sw kandidatwve tw LSI-sw pwr këshillin bashkiak tw Tiranws, znj. Erisa Xhixho tha se LSI-ja beson tek energjitë e grave dhe vajzave dhe tek aftësitë e tyre menaxhuese. Gjithashtu, znj. Xhixho shprehu bindjen se gratë dhe vajzat e kanë shndërruar LSI-në në një forcë që kujdeset çdo ditë për qytetarët çdo ditë për hallet dhe shqetësimet e tyre.

 “Jam e nderuar që kryesoj listën për këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse lsi-ja beson tek energjia jonë. LSI-ja beson tek aftësitë tona menaxhuese, LSI-ja beson tek energjitë pozitive e grave dhe vajzave. Sepse gratë dhe vajzat e kanë shndërruar LSI-në në një forcë që kujdeset çdo ditë për qytetarët çdo ditë për hallet dhe shqetësimet e tyre. Prandaj edhe nesër në Këshillin Bashkiak të Tiranës ne do të hartojmë më shumë politika sociale për gratë dhe vajzat, më shumë mundësi punësimi për gratë dhe vajzat e kryeqytetit sepse ju të gjitha e meritoni”, – theksoi znj. Xhixho.

Sakaq, kryesuesja e listës së kandidatëve tw LSI-sw për anwtarw tw këshillit bashkiak tha se beson te programi i hartuar qw ka një plan konkret për hapjen e vendeve të reja të punës mbi të gjitha për gratë dhe vajzat e kryeqytetit. Znj, Xhixho nënvizoi se këshilltarët e LSI-së do të sjellin një frymë të re në këshillin bashkiak të Tiranës, një frymë bashkëpunimi dhe projektesh konkrete.

“Unë besoj fort se fuqizimi ekonomik i gruas do të sjellë një fuqizim shumë të mirë të kryeqytetit. Unë besoj fort dhe besoj të programi që ne kemi hartuar si këshilltarë me një plan konkret për hapjen e vendeve të reja të punës mbi të gjitha për gratë dhe vajzat e kryeqytetit. Sepse unë besoj fort tek aftësitë tona menaxhuese. Unë besoj fort se ku ka lumturi gruaja, ka lumturi familja, ka lumturi i gjithë kryeqyteti. Unë mendoj që së bashku me të gjithë këshilltarët e LSI-së të sjellim një frymë të re në këshillin bashkiak të Tiranës, një frymë bashkëpunimi, një frymë e projekteve konkrete. Besoj fort tek angazhimi i secilit prej anëtarëve të këshillit bashkiak të ardhshëm për tqë qenë me qytetarët ëpr të gjithë kohën. Për krijimin e forumeve të hapura me komunitetin për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe problemet e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Unë besoj fort se gratë e kanë vendosur votën e 21 qershorit dhe aty ku gratë vendosin, aty është fitorja. Gratë kanë vendori të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim, të votojnë numrin 47, të votojnë Erion Veliajn për të hapur një kapitull të ri të drejtimit të kryeqytetit”, – tha znj. Erisa Xhixho.

 

SHKARKO APP