Meta: Jam president deri në 24 korrik 2022. Opozita sot s’ka një këshilltar në bashki të mbrojë qytetarët

Presidenti Ilir Meta, thotë se ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krye të detyrës. Në një intervistë ekskluzive për emisionin ”Ora e Betit”, Meta thekson se paçka rezultatit të 25 prillit dhe pavarësisht situatës politike apo problemeve në vend, ai do të jenë në detyrë deri më 24 korrik 2022.

Po ashtu ai tha se opozita dogji mandatet e qytetarëve që duhet t’i mbronte nga qeveria. Meta shton se sot opozita nuk ka asnjë këshilltar në të gjithë Shqipërinë që ta mbrojë, jo një kryetar bashkie, por nuk ka një këshilltar që ta mbrojë, që të ngrejë një problem për një vendim.

”Presidenti ka qenë dhe mbetet gjithmonë në krye të detyrës. Sjellja e tij, qëndrimet e tij kanë qenë janë dhe do të jenë deri më 24 korrik të diktuara nga rrethanat në të cilat ai ushtron aktivitetin e tij gjithmonë në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Besoj se e kam sqaruar edhe më parë, pra pas 25 prillit që pavarësisht nga rezultati i 25 prillit, pavarësisht nga të gjitha problemet sidoqoftë vendi ka një parlament pluralist dhe tani është detyra e këtij Parlamenti që të ketë protagonizmin e duhur në funksion të rivendosjes së demokracisë në shinat kushtetuese nga të cilat Parlamenti dhe shumë institucione dolën në shkurtin e vitit 2019 dhe për të cilin jemi dëshmitarë.

Në këtë drejtim Presidenti është këtu për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tij. A ka qenë një situatë e pazakontë? Sigurisht që e tillë ka qenë! Po sigurisht që edhe për Presidentin nuk ka qenë përgjegjës siç po tregojnë edhe zhvillimet e fundit ku Presidenti po qëndron në mënyrë tepër të qartë institucionale”.

SHKARKO APP