Meta: Ju uroj shërim të shpejtë të prekurëve dhe të plagosurve nga tërmeti në Zagreb

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhje për të plagosurit nga tërmeti në Zagreb dhe uron shërim sa më të shpejtë.

Meta shkruan se ky është një moment shumë i vështirë për Kroacinë, pasi për përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

Meta: Mendimet tona janë me popullin kroat, në veçanti me të prekurit e të plagosurit nga tërmeti dhe familjarët e tyre, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë! Në këto momente tepër të vështira për Kroacinë mike, që po përballet edhe me pandeminë COVID 19, shpreh të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë.

SHKARKO APP