Meta: Kam refuzuar çdo ndërhyrje nga aktorë diplomatik që kanë mbështetur shkelësit e Kushtetutës
Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për shtyp, tha se ka një komunikim të shkëlqyer me diplomatët e huaj në vendin tonë, por theksoi se ka refuzuar çdo ndërhyrje të kërkuar nga ana e tyre.
“Presidenti ka një komunikim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare. Komunikimi është ndërtuar në respekt të plotë të kushtetutës. Kam refuzuar çdo lloj ndërhyrje nga diplomat të veçantë që kanë mbështetur shkelësit e kushtetutës, shkeljet e ligjit, marrjen në mbrojtje të personave në hetim.
Ka refuzuar çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë diplomatik. Ka një marrëdhënie zyrtare me përfaqësitë kryesore të vendit, tonë, veçanërisht për reformën në drejtësi, janë informuar në kohë nga presidenti për përpjekjet e qeverisë për kapjen e sistemit të drejtësisë e GJK. Kurrë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga partnerët ndërkombëtar për sjelljet e tij”.