Meta: Kandidatët tanë do sjellin ndryshimin. Pogradeci të kthehet në qytetin e begatisë, punësimit, turizmit të zhvilluar

Këtë të dielë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte në Pogradec ku është takuar mes të tjerëve edhe me qytetarë.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se kandidati i “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Zini Tollozhina dhe kandidatët për këshillin bashkiakë, janë të përgatitur për të sjellë Ndryshimin në këtë qytet duke u shërbyer qytetarëve.

Meta ka shtuar se ekipi garues i këtij koalicioni, është garanci e fortë se transparenca absolute dhe interesi i qytetarëve do të udhëheqin vendimet e tyre pas fitores të 14 Majit.

SHKARKO APP