Meta: KED të tregojë cilat institucione po vonojnë procesin, do të mbajnë përgjegjësi
Presidenti Ilir Meta ka reaguar edhe për procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, pasi i drejtoi letrën.
Meta thotë se KED e vitit 2020 ka problematika, pasi vetë ai ka konstatuar vonesa në procesin e ringritjes së Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkon nga KED të dijë se cilat institucione po e zvarrisin procesin duke vonuar informacionin, por ndërkohë Meta akuzon dhe vetë KED-në që po pranon në heshtje këtë situatë.
Sipas Presidentit kjo është e pafalshme dhe institucionet përkatëse do të mbajnë përgjegjësi.
”Plotësimi i vakancave. Kjo situatë problematike ka 3 vjet. Që me bllokimin e KED, dhe më pas keqfunksionimin e saj. Problematikat në 2019 janë trajtuar në opinionin e Venecias.
Edhe KED e 2020 ka problematika, si vonesat e pajustifikuara.
Problematikat e kosntatuara nuk lidhen vetëm me KED, por dhe institucione të tjera. Që kanë të bëjnë me informacionin, dhe nuk e realizojnë në kohë.
Presidenti kërkon të dijë se si institucionet kanë komunikuar me KED, dhe si KED nuk ka reaguar duke pranuar këtë zvarritje.”- tha Meta.