Presidenti Meta u uron Fitër Bajramin besimtarëve myslimanë: Nuk ka begati pa sakrifica

Presidenti Meta ishte në Selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar për të uruar Festën e Fiter Bajramit.

Pas daljes nga takimi Meta foli për shtypin.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot kreun e Komunitetit Mysliman dhe t’i uroja, jo vetëm atij, por të gjithë besimtarëve tanë, që Zoti t’ua shpërblejë të gjitha ato sakrifica që kanë bërë gjatë kësaj periudhe dhe t’iu uroj paqe, shëndet, mirësi në familjet e tyre dhe në mbarë shoqërinë tonë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një festë e mrekullueshme e cila gjithashtu na fton të forcojmë edhe më tej ndjenjën e solidaritetit dhe të harmonisë me njeri-tjetrin dhe sidomos t’u jemi pranë të gjithë vëllezërve tanë dhe atyre familjeve që janë në kushte më të vështira,” përfundoi kreu i shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?