Meta komenton nga qelia mbylljen e fushatës në Korçë: Sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndjekur nga qelia fushatën përmbyllëse të opozitës në Korçë. Për të, nga Korça u dha lajmi i fitores së madhe që është shtrirë në çdo skaj. ”Korça me votën e saj plebishitare do të nderojë sakrificën e jashtëzakonshme të deputetit Ervin Salianji, që u përball si luan me Narkoshtetin pa ju trembur asnjë sakrifice. Nga Korça, sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj të Shqipërisë, sepse 11 Maji është dita e çlirimit të çdo shqiptari nga banditët, plaçkitësit dhe tradhëtaret e kombit të Narkoqeverisë. Faleminderit Korça”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

E shkëlqyer Korça, që vulosi sot fitoren dhe ndryshimin me mitingun e saj të mrekullueshëm të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”. Mijëra qytetarë të Korçës treguan sot me vendosmërinë, atdhetarinë dhe qytetarinë e tyre, se nuk pajtohen kurrë me Narkoregjimin dhe se e duan Korçën Madhështore, ashtu sic ajo e meriton të jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korça do të votojë në mënyrë plebishitare ndryshimin dhe fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, sepse është dhe mbetet simboli i kulturës dhe patriotizmit dhe nuk mund të pajtohet kurrë me banditizmin, mediokritetin dhe amoralitetin e Narkoqeverisë. Korça do të votojë me bindje Gentian Çalën, mjekun humanist duarartë, qytetarin e shkëlqyer, prindin e bashkëshortin shembullor, njeriun e shtruar dhe zemërmadh që i gjendet gjithmonë pranë çdo qytetari në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Korça me votën e saj plebishitare do të nderojë sakrificën e jashtëzakonshme të deputetit Ervin Salianji, që u përball si luan me Narkoshtetin pa ju trembur asnjë sakrifice.

Nga Korça, sot lajmi i fitores së madhe është shtrirë në çdo skaj të Shqipërisë, sepse 11 Maji është dita e çlirimit të çdo shqiptari nga banditët, plaçkitësit dhe tradhëtaret e kombit të Narkoqeverisë. Faleminderit Korça!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?