Meta: Kontributi i jashtëzakonshëm i Kolonel Myfit Guxhollit në shërbim të Shqipërisë do të mbetet i paharruar

Koloneli 91-vjeçar Myfit Guxholli, një nga personalitetet e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare dje humbi betejën me SARS-CoV-2.

Kryetari i OBVL i rezistoi për disa ditë pandemisë të sëmundjes së koronavirusit (COVID-19), fillimisht në Spital dhe më pas në shtëpi, nën përkujdesjen e mjekëve e veçanërisht njerëzve të familjes, deri sa dje para dite zemra e tij.

Lajmi i hidhur për ikjen e papritur për në botën e përtejme të kolonelit me kontribut madhor në LANÇ e në Ushtrinë shqiptare si oficer, pedagog e dekan i Shkollës së Bashkuar ka tronditur mbarë opinionin publik mbarëshqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njw mesazh ngushëllimi vjen sw fundmi nga Presdenti i Republikws Ilir Meta, i cili pwrmes rrjeteve sociale shprehet Koloneli veteran Myfit Guxholli, ishte njw ndwr përfaqësuesit e spikatur të një brezi të lavdishëm idealistësh, që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me dhembje të thellë i japim sot lamtumirën e fundit, Kolonelit veteran Myfit Guxholli, përfaqësuesit të spikatur të një brezi të lavdishëm idealistësh, që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut.

Kolonel Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre. Pas Luftës ai dha një ndihmë të vyer për konsolidimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura, duke shkëlqyer në pension, si kryetar i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, me punën e palodhur për edukimin e shoqërisë e në veçanti të të rinjve me ndjenjat më të larta atdhetare.

Duke u shprehur familjes së nderuar Guxholli, miqve dhe komunitetit të dashur të veteranëve, jam i bindur se kontributi i jashtëzakonshëm i Kolonel Guxhollit në shërbim të Shqipërisë do të mbetet i paharruar dhe burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme, si shembull i shkëlqyer i patriotizmit dhe atdhedashurisë”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Me dhembje të thellë i japim sot lamtumirën e fundit, Kolonelit veteran Myfit Guxholli, përfaqësuesit të spikatur të një…

Pubblicato da Ilir Meta su Venerdì 26 marzo 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?