Meta krah kandidatit Pashk Gjoni: Qytetarët e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe aspak arrogancë
Krah kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës, dr.Pashk Gjoni, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qytetarët e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe më pak taksa, më shumë transparencë dhe aspak arrogancë.
”Qytetarët e Lezhës meritojnë më shumë shërbime dhe më pak taksa, më shumë transparencë dhe aspak arrogancë. Të rinjtë e Lezhës meritojnë mirëqenie dhe të ardhme dhe jo varfëri dhe shpopullim.
Prandaj në Lezhë duhet Ndryshim dhe ky Ndryshim është i padiskutueshëm, sepse më 14 Maj qytetarët e Lezhës do të votojnë për Dr.Pashk Gjonin, i cili do t’ia rikthejë Bashkinë qytetarëve dhe Lezhën në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm”,-shkruan Meta.