Meta: Kthimi i opozitës në bashkitë tona, do të kthejë pushtetin lokal në duart e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka postuar disa foto nga zona e Fllakës mes Durrësit dhe Tiranës e cila sipas tij është një tjetër dëshmi e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor.

Në vijim reagimi i plotë i Ilir Metës në Facebook: 

Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”.
Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor.
Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre. ✌️🇦🇱

SHKARKO APP