Meta: Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar PD-në në zgjedhjet e 13 tetorit?
Në konferencën e sotme për shtyp, Presidenti Ilir Meta tregoi sesi Lulzim Basha u lut që të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit në 2019 dhe gjithashtu me propozim të Bashës edhe u vendos 13 tetori i 2019 si datë e re për zgjedhjet lokale.
Por edhe pse Basha kërkoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai nuk e regjistroi PD-në në KQZ për datën e dekretuar nga Meta. Në ”Çim Peka Live”, Ilir Meta i drejtoi një pyetje Bashës se kujt i shërbeu duke mos e regjistruar PD-në në këto zgjedhje.
“Kujt i shërbeu Basha duke mos e regjistruar PD në zgjedhje? Bojkoti i Bashës edhe më 13 tetor që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron me bojkotin e 4 anëtarëve të PS-së në KQZ që organizuan zgjedhje antikushtetuese të 30 qershorit.
Unë vendosa t’i jap një rrugëdalje opozitës që kishte hyrë në qorrsokak, duke evituar përplasjen e njerëzve në rrugë, qëllimi im ishte të bëheshin zgjedhje. Datën 13 tetor e ka zgjedhur Basha vetë, dhe përfaqësuesit e opozitës.
Gjykova që për hir të së ardhmes europiane të vendit, për të shmangur gjakderdhjen dhe përplasjen mes shqiptarëve, të shtyja zgjedhjet vendore. Datën 13 tetor 2019, si datë të re e caktoi z.Basha”.
KOHA JONË SONDAZH

