Meta kundërshtar i Reformës në Drejtësi? Ja përgjigja e tij
Ndër pyetjet e shumta të Ylli Rakipit kundrejt Ilir Metës ishte edhe kjo pyetje:Por edhe politikanët thonë që Ilir Meta është kundërshtar i fshehtë i kësaj reforme…
Përgjigje e Metës: Ku për shembull? Më thoni një qëndrim të Ilir Metës. Unë kam qenë gjithmonë i qartë për reformën. Kemi qenë si maxhorancë që e kemi pasur si objektiv për reformën administrative-territoriale dhe reformën e dytë për drejtësinë.
Pse pak u mundua Ilir Meta për reformën administrative-territoriale për të arritur konsensusin me opozitën, edhe pse nuk na duheshin votat e opozitës, se i kishim 84 vota edhe pa opozitën, por kemi luftuar dhe unë në mënyrë të veçantë deri në fund për t’i përfshire duke u dhënë 5 variante, duke u shkuar në Konferencën Kombëtare për Pushtetin Vendor, se gjoja do të jepnin ata varantin e tyre, duke i pritur deri në fund, duke i kërkuar Kryeministrit Rama që t’i dërgonte edhe letër z. Basha që t’i dilnim borxhit për herë të fundit se çfarë varianti kishte opozita, që ta bënim bashkë këtë reformë e kështu me radhë dhe këtë punë po bëj përsëri që çdo gjë që të shkojë sipas Venecias.
E kam thënë edhe më parë që LSI-ja do ta votojë. 20 votat e LSI-së kanë qenë dhe do të jenë për reformën. A mjaftojnë këto 20 vota për t’u bërë reforma, për të pasur ajo integritetin e duhur? I vetmi kusht është sipas Venecias. Pse Venecias? Sepse ne kemi zgjedhur dhe të gjithë e kemi pranuar që kur bëmë Kushtetutën në fillim, madje që kur filluam demokracinë që në do t’u referohemi standardeve europiane. Cili është institucioni më i lartë në Europë, më i kualifikuar për Kushtetutën? Është Venecia.
Tjetër, ne këtë reformë po e bëjmë për qytetarët tanë, por po e bëjmë që të hyjmë edhe në BE. Atëherë, përsëri kush do ta certifikojë këtë reformë për të ardhmen, pasi duhet ta përputhim legjislacionin tonë me atë të BE-së? Përsëri Venecia dhe EURALIUS, siç i kemi këtu.
KOHA JONË SONDAZH

