Meta: Kur e majta është e bashkuar, ajo fiton gjithmonë bindshëm
Ilir Meta ishte i ftuar në Kongresin e Partisë Socialiste, ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Ai tha se kur socialistët janë të bashkuar, në Shqipëri e majta fiton bindshëm dhe sipas Liderit të LSI-së gjatë këtyre tre viteve puna e bërë nga qeveria ka qenë mëse e lavdërueshme, duke arritur rezultate pozitive.
Ai theksoi gjithashtu se: “Këto tre vjet kjo aleancë ka arritur dy fitore mjaft bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe ato, duke rikonfirmuar një të vërtetë të thjeshtë, por edhe historike, se kur e majta është e bashkuar në Shqipëri, ajo fiton gjithmonë bindshëm. Fitorja nuk është një qëllim në vetvete. Prandaj jam i bindur se ju keni mjaft arsye për të qenë krenar sot, për mjaft arritje të shënuara gjatë këtyre tre viteve, të cilat kanë bërë të mundur që vendi të pësojë ndryshime të rëndësishme, që vendi të evitonte një kolaps mjaft të rrezikshëm financiar dhe ekonomik dhe të hynte në rrugën e ringritjes”.

KOHA JONË SONDAZH

