Meta: Kuvendi prej 2 vitesh pa opozitë, sot 3 herë më shumë antikushtetues
I pranishëm në festën e Shën Joan Vladimirit në Elbasan, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë komunikimit me gazetarët, ndër të tjera tha se Kuvendi i Shqipërisë i cili prej dy vitesh është pa opozitë, sot nënvizoi ai, është 3 herë më shumë antikushtetues.
Ai tha se duhet te merremi me hetimin zgjedhor dhe krimin e blerjes së votave. Më tej Presidenti Meta me ironi tha se “Fali Zot ata që nuk dijnë ç’bëjnë!”, mesazh që ishte me shumë drejtime si ngacmim.
”Tani nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekziston. Kjo tema e shkarkimit, është më tepër pas 25 prillit, aq më tepër kur është konfirmuar çdo gjë që Presidenti ka thënë. Dhe kur u tregua qartë që Kuvendi i dy viteve të fundit është pa opozitë. Unë nuk kam asnjë shqetësim të tillë, nëse doni diçka serioze merruni me krimet zgjedhore”,-tha Meta i pyetur nga gazetarët.