Meta: LSI, forcë e orientuar drejt qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi në njësinë 11 në kryeqytet, vlerësoi rezultatet e shkëlqyera të arritura në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa theksoi se forca politike që ai drejton është e orientuar drejt qytetarëve dhe problemeve të tyre.

Meta në fjalën e tij tha se LSI arriti të trefishojë votat në Bashkinë e Tiranës, duke veçuar suksesin e spikatur në njësinë 11. Kjo punë e madhe, theksoi ai, është rezultat i një ekipi të shkëlqyer, i bashkëpunimit me gjithë komunitetin, ndërsa shprehu bindjen se kjo frymë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve.

“Tani kemi përgjegjësi më të mëdha pasi kjo përkrahje e jashtëzakonshme e LSI-së na vë përpara përgjegjësisë për të mbajtur të gjitha premtimet që kemi bërë dhe në mënyrë të veçantë për të krijuar perspektiva më të mira për këtë komunitet, i cili ka nevojë për më shumë investime, për më shumë shërbime cilësore, dhe për më shumë punësim, sidomos për më të rinjtë e të rejat”, u shpreh Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, kreu i LSI-së vlerësoi rezultatet e arritura në të gjitha vendin, ku përveç Tiranës, ai shprehu kënaqësinë për rezultatet në Qarkun e Fierit, Elbasanit, Shkodrës, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne këto zgjedhje LSI arriti një rezultat shumë të mirë në të gjithë vendin. Por ajo që mbetet për t’u theksuar është rezultati jashtëzakonisht pozitiv në Tiranë, në Qarkun e Fierit. Si në Bashkinë e Fierit, ashtu dhe në të gjithë qarkun, LSI-ja doli forcë e dytë politike, duke lënë pas PD-në. Në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës, LSI-ja doli forcë e dytë politike. Rezultati në Qarkun e Elbasanit, ku LSI doli forcë e dytë politike për herë të parë; Rezultati në Qarkun e Beratit, ku dolëm forcë e dytë. Natyrisht edhe Qarku i Gjirokastrës ku LSI-ja doli për herë të parë forcë e parë politike”, tha Ilir Meta.

Ai nenvizoi  faktin se LSI-ja tashmë nuk është thjesht një forcë e tretë dhe se atje ku drejtuesit e saj kanë besimin se do të gëzojnë reputacionin e duhur, do të dinë të punojnë me një frymë gjithëpërfshirëse, duke qenë të hapur me mbarë simpatizantët, me të gjithë qytetarët, LSI-ja del forcë e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?