Meta: LSI, partia që mban fjalën !

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, mori pjesë në një takim me banorë të Romanatit në Durrës, së bashku me Kryetarin e LSI Durrës, Lefter Koka.Gjatë këtij takimi u shpërndanë edhe kartat për  400 anëtarësime të reja në këtë zonë.

Meta: LSI, partia qe mban fjalën!

m3

Ilir Meta: “Fuqia e LSI nuk vjen as nga tradita si forcë politike, sepse është një forcë e re. Nuk vjen as thjesht nga përpjekja për t’u imponuar përmes pushtetit. Përkundrazi, fuqia e LSI vjen nga dashuria dhe përkushtimi i LSI-së për njerëzit, për stabilitetin vendit për të ardhmen e tij, dhe LSI këtë e ka treguar me prova. Vjen nga përkushtimi i LSI për të qenë jo faktor konfliktualiteti, por faktor bashkëpunimi, dialogu, gjithëpërfshirje dhe konsensusi për çështjet më të mëdha të vendit.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i LSI-së tha se ajo që i afron njerëzit te LSI-ja, nuk është thjesht dëshira e LSI-së për të pasur sa më shumë pushtet apo për të pasur pushtetin e vetme, por dëshira e LSI-së për të punuar për njerëzit dhe për t’u kujdesur për ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Frymëzimi që ka puna e LSI-së për të punuar për komunitetin, për të punuar për të rinjtë dhe të rejat përfshirjen e tyre në vendimmarrje në politikë, në jetën sociale, në jetën ekonomike, që LSI-ja e bën me shumë dashuri.”

Meta tha se LSI më datën 6 nëntor do të marrë pjesë në votime shembullore jo vetëm Kryetarin e LSI-së, por për të zgjedhur edhe gati 3000 delegatët e saj në të gjithë vendin do të japin një kontribut të mirë për katër vitet që vijnë për forcimin e mëtejshëm të LSI-së dhe që do të bëjnë çdo gjë që LSI-ja të njihet si partia që mban fjalën.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse politika është marrëdhënie dhe politika është çështje besimi. Ka një rënie të besimit në tërësi te politika, por nuk ka rënie besimi te Lëvizja Socialiste për Integrim. Sepse ne përpiqemi të jemi gjithmonë në marrëdhënie të vazhdueshme me anëtarët tanë, me simpatizantët, me votuesit. Ne nuk i hedhim benzinë konfliktit politik nga i cili ka vuajtur vendi për kaq kohë. Përkundrazi, ne përpiqemi të vëmë theksin te bashkëpunimi që duhet, te dialogu që duhet, te domosdoshmëria që reforma të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata, jo thjesht për t’i shërbyer një mazhorance apo tjetrës. Sepse në këtë mënyrë forcohet stabiliteti i vendit, forcohet besueshmëria e tij dhe njëkohësisht forcohet besimi tek e ardhmja e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve në vendin tonë.”

m4

Kryetari i LSI-së tha se kjo forcë politike do të vazhdojë në këtë mënyrë dhe në katër vitet që vijnë dhe do të njohë arritje dhe suksese të reja, në të gjithë vendin siç njohu edhe në zgjedhjet vendore.

“Sepse tani ne nuk jemi një forcë e re por jemi edhe një forcë e cila po fiton eksperiencë nga zgjedhjet në zgjedhje. LSI është një forcë që fuqinë e saj nuk e ka as thjesht te tradita, as te kokëfortësia dhe as të dëshira për t’u imponuar nëpërmjet pushtetit. LSI-ja fuqinë e saj e ka te dialogu me qytetarët, te kujdesi për t’u shërbyer atyre me përkushtim dhe mbi të gjitha e ka fuqinë tek aftësia për të reflektuar dhe për të mësuar dhe nga gabimet e saj. Sepse kjo është shumë e rëndësishme për t’u vetëpërmirësuar, është shumë e rëndësishme për të ngritur punën tonë, strukturat tona, performancën tonë si forcë politike, por edhe të përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet në pushtet qendror në pushtet vendor, në një standard më të lartë dhe për të justifikuar pritmëritë shpresat dhe besimin e qytetarëve te LSI.”

m5

Ndërsa Lefter Koka tha se LSI duhet të bëjë ndryshimin e madh. “Unë jam i bindur se ky është viti i LSI-së dhe të gjithë së bashku do të mundemi të bëjmë gjithë atë ndryshim të madh që prek jo vetëm gjithë Durrësin si një zonë turistike bregdetare, por si një zonë që mund të zhvillohet agroturizmi, turizmi. Ndaj jam i bindur se me këtë pjesëmarrje, me ketë entuziazëm dhe me këtë shpresë, të gjithë së bashku mund t’ia dalim në 2017-n.”

(Marre nga profili ne Facebook i LSI)

m2

m7

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?