Meta lutet në Kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë: Emocion predikimi në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu
Presidenti Ilir Meta i’u bashkua lutjeve të besimtarëve në kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë, për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, si edhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë.
Po ashtu kreu i shtetit shkruan krah videos në facebook, së për të është një emocion predikimi në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu.
“Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë
I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.
Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!