Meta: Mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

Sulme kibernetike dhe publikime të të dhënave, është gjendja e Shqipërisë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si dhe pas agresionit, ka kërkuar që të merreshin masa për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Po ashtu Meta ka ngritur pyetjen nëse mban dikush përgjegjësi në qeveri pas rrjedhjeve të sekreteve në vend.

Postimi i plotë

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem.

Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës.

A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?

SHKARKO APP