Meta mbështet kandidatin e Lezhës, Pashk Gjonin: Suport të plotë për fitore
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështet kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjonin. Ky i fundit zhvilloi një takim me gra dhe vajza në këtë qytet. “Mbështetje të plotë për programin e kryebashkiakut të ardhshëm të Lezhës, dr. Pashk Gjoni. Përfshirja e grave dhe e vajzave në vendimmarrje dhe mbështetja për forcimin e familjes do të sjellin prosperitet për të gjithë komunitetin e mrekullueshëm lezhjan”, shkroi Meta.